hidden

  • Fondacioni

    "Blegtoria dhe Bujqësia Shqipëtare"

    Ne ndihmojmë fshatin!

Ne ndihmojmë fshatin!

I frymëzuar nga vështirësitë në të cilat gjendet bujqësia dhe blegtoria shqiptare, Fondacioni "Blegtoria dhe Bujqësia Shqipëtare" u krijua në vitin 2020 në Lushnje, Shqipëri.

Anëtarët e bordit të këtij fondacioni; Arben Ndreka, Antoneta Ndreka, Luis Ndreka, Franc Ndreka dhe Dhimitër Kola, janë duke investuar kohë dhe po dhurojnë mjete në ekzekutimin e planifikimit të ngjarjeve profesionale mbi qëllimin e fondacionit. Përqëndrimi i energjive të duhura me mençuri dhe strategjinë e duhur, është formulë e sigurtë suksesi.

Ne synojmë që ndër vite të bëhemi fondacioni bamirës më i besueshëm, duke punuar fort për të përmirësuar jetët e fermerëve në fshatrat e Shqipërisë.

Dhuro Tani
SEO
Ne jemi ajo që bëjmë!

QËLLIMET TONA

  • 01

    Fuqizimi dhe zhvillimi

    i fermave blegtorale dhe bujqësore për të rritur cilësinë dhe efektivitetin e prodhimit të produkteve bio.

  • 02

    Organizimi

    i aktiviteteve sensibilizuese me qëllim informimin dhe krijimin e mënyrave strategjike për të rritur efektivitetin dhe cilësinë.

  • 03

    Rritja e kapaciteteve

    të fermerëve për të zbatuar kriteret e Bashkimit Europian në prodhimin blegtoral dhe bujqësor.

  • 04

    Aplikimi

    i teknologjisë së fundit me qëllim rritjen e efiçencës së proçeseve të prodhimit dhe minimizimin e humbjeve.

  • 05

    Nxitja e iniciativave

    ligjore për përmirësimin e legjislacionit në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë sipas standarteve të BE.

Kauza jonë

Të thyejmë barrierat
Të hapim dyert!

Fondacioni ka për qëllim të kontribuojë në Fuqizimin e Blegtorisë dhe Bujqësisë për t’i bërë produktet shqiptare të konkurueshme në cilësi dhe kosto jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në rajon e më gjerë.

SUPORTOJMË FERMERËT

Informacione dhe trajnime mbi rritjen e produktivitetit të gjedhëve dhe bagëtive.

PËRMIRËSOJMË CILËSINË E PRODUKTEVE

Nëpërmjet programeve tona të trajnimit dhe certifikimit, ndihmojmë fermerët të prodhojnë produkte cilësore.

image

NDIHMOJMË BLEGTORËT

Nëpërmjet fondeve tona krijojmë grante për fermerët e vegjël që duan të shtojnë numrin e krerëve.

MBROJMË TREGËTINË

Mbrojmë interesat e fermerëve për të konkuruar në mënyrë të ndershme në tregun e brendshëm, por edhe atë rajonal dhe më gjerë

"Një ekonomi e shëndoshë fillon nga fshati!"

Kontakt

Fondacioni "Blegtoria dhe Bujqësia Shqipëtare"