SUPORTOJMË FERMERËT
Informacione dhe trajnime mbi rritjen e produktivitetit të gjedhëve dhe bagëtive.
I frymëzuar nga vështirësitë në të cilat gjendet bujqësia dhe blegtoria shqiptare, Fondacioni "Blegtoria dhe Bujqësia Shqipëtare" u krijua në vitin 2020 në Lushnje, Shqipëri.
Anëtarët e bordit të këtij fondacioni; Arben Ndreka, Antoneta Ndreka, Luis Ndreka, Franc Ndreka dhe Dhimitër Kola, janë duke investuar kohë dhe po dhurojnë mjete në ekzekutimin e planifikimit të ngjarjeve profesionale mbi qëllimin e fondacionit. Përqëndrimi i energjive të duhura me mençuri dhe strategjinë e duhur, është formulë e sigurtë suksesi.
Ne synojmë që ndër vite të bëhemi fondacioni bamirës më i besueshëm, duke punuar fort për të përmirësuar jetët e fermerëve në fshatrat e Shqipërisë.
Dhuro TaniFuqizimi dhe zhvillimi
i fermave blegtorale dhe bujqësore për të rritur cilësinë dhe efektivitetin e prodhimit të produkteve bio.
Organizimi
i aktiviteteve sensibilizuese me qëllim informimin dhe krijimin e mënyrave strategjike për të rritur efektivitetin dhe cilësinë.
Rritja e kapaciteteve
të fermerëve për të zbatuar kriteret e Bashkimit Europian në prodhimin blegtoral dhe bujqësor.
Aplikimi
i teknologjisë së fundit me qëllim rritjen e efiçencës së proçeseve të prodhimit dhe minimizimin e humbjeve.
Nxitja e iniciativave
ligjore për përmirësimin e legjislacionit në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë sipas standarteve të BE.
Fondacioni ka për qëllim të kontribuojë në Fuqizimin e Blegtorisë dhe Bujqësisë për t’i bërë produktet shqiptare të konkurueshme në cilësi dhe kosto jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në rajon e më gjerë.
Informacione dhe trajnime mbi rritjen e produktivitetit të gjedhëve dhe bagëtive.
Nëpërmjet programeve tona të trajnimit dhe certifikimit, ndihmojmë fermerët të prodhojnë produkte cilësore.
Nëpërmjet fondeve tona krijojmë grante për fermerët e vegjël që duan të shtojnë numrin e krerëve.
Mbrojmë interesat e fermerëve për të konkuruar në mënyrë të ndershme në tregun e brendshëm, por edhe atë rajonal dhe më gjerë